BUKURIA ËSHTË MË SHUMË SE AJO QË SHIKONI !

Posted · Add Comment
trajtim-fytyre1

Lëkura me pamje të mrekullueshme është rrallë herë rezultat i një aksidenti, përveç rastit kur jeni një nga pak njerëzit me fat në këtë botë, që e kanë të shkruar këtë në genet e tyre. Lëkura është organi më i madh i trupit dhe si i tillë duhet të trajtohet me kujdes dhe respekt.

7 MEKATET E LEKURES

Që nga momenti kur lindim, lëkura jonë fi llon të plaket por shenjat nuk fi llojnë të shfaqen derisa arrijmë të 20-at. Lajmi i mirë është se vetëm 20 % e procesit tonë të plakjes varet nga genet tona, gjë që do të thotë se 80% e procesit varet vetëm nga ne dhe është nën kontrollin tonë! Së fundmi, pamja e lëkurës sonë varet shumë nga mënyra se si e trajtojmë. Më poshtë mund të zbuloni shtatë armiq të përbetuar të lëkurës – gjëra që ju duhet të evitoni për t’a mbajtur lëkurën gjithmonë të bukur.
DIELLI Dermatologët e quajnë plakja e shkaktuar nga rrezet UV ‘photoageing’. Ekspozimi në diell është arsyeja kryesore e plakjes dhe është përgjegjës për fi llimin e 90 % të problemeve të lidhura me këtë proçes. Fakti më shqetësues është se ne mund të shpenzojmë vite me rradhë në diell përpara se plakja e shkaktuar prej tij të bëhet e dukshme; pra është mirë të tregohemi të kujdesshëm dhe të përdorim mbrojtje nga dielli që në fillim. Ekspozimi në diell dëmton qelizat e lëkurës suaj, duke shpërbërë kolagjenin & elastinin, 2 nga proteinat më të rëndësishme përgjegjëse për fortësinë dhe elasticitetin e lëkurës. Nëse ju pëlqen nxirja diellore, mund të prisni 20% rënie në nivelin e kolagjenit.
Në lëkurën shumë të dëmtuar nga dielli, epiderma bëhet më e trashë, përtëritja e qelizave ngadalësohet, krijohet thatësirë dhe lëkura duket e ndarë në shtresa. Tonaliteti i lëkurës mund të humbasë njëtrajtshmërinë për shkak se dielli tenton të ndikojë në pigmentimin e lëkurës. Shkalla e dëmtimit që mund të shkaktojë dielli varet nga lloji i lëkurës dhe koha e plotë e ekspozimit në diell.

2. PIRJA E DUHANIT Përkujdesi për pamjen e lëkurës suaj është thjesht një nga arsyet e rëndësishme për t’u thënë JO cigareve. Tymi dhe katrani i duhanit i heq lëkurës ushqyesit dhe oksigjenin, si dhe ngushton enët e gjakut duke penguar qarkullimin e duhur në shtresat e sipërme të lëkurës. Të dy këta fatorë i japin lëkurës pamje të zbehtë dhe pa jetë. Por edhe më i rëndësishëm është fakti se ata sjellin formimin e radikaleve të lira të cilat dobësojnë kolagjenin dhe elasticitetin, duke përshpejtuar procesin e plakjes. Rrudhat e fytyrës mund të duken me mikroskop tek një duhanpirës nën moshën 18 vjeç!

3. STRESI dhe MUNGESA E GJUMIT Nëse vuani nga stresi ose mungesa e gjumit, nuk mund ti shpëtoni faktit se simptomat e tyre do të shfaqen në lëkurën tuaj. Momentet shqetësuese apo tensionuese që kaloni, mund të ndikojnë që fytyra juaj të duket e thatë, të bëhet më e ndjeshme ose të shfaq puçrra, njolla dhe yndyrë të tepërt. Gjumi i mjaftueshëm është jetësor për një trup të shëndetshëm dhe gjithashtu është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë lëkurës suaj kohë të përtërihet dhe rinohet. Prandaj, një mënyrë për t’u shëruar nga stresi i tepërt në jëtën tonë është ti sigurojmë vetes gjithmonë gjumin e mjaftueshëm për tu ripërtërirë.

4. NDOTJA Edhe nëse jetojmë në qendër të qytetit apo në zemër të periferisë, nuk mund ti shpëtojmë ndotjes – është realiteti i jetës moderne. Mjediset e ndotura mbulojnë lëkurën tonë me papastërti, bllokojnë poret ndërsa radikalet e lira shpërbëjnë strukturën e lëkurës duke çuar në: formim të rrudhave dhe lëkurës së ashpërsuar, dehidratim dhe humbje të elasticitetit. Dielli mund të jetë armiku kryesor gjatë verës, por në dimër zyrat dhe shtëpitë me sistem qëndror ngrohës krijojnë më shumë probleme, duke tharë dhe de-hidratuar lëkurën.

5. SHPREHJET E FYTYRËS A e dinit se çdo ditë ju bëni rreth 15,000 shprehje të fytyrës që mund ndikojnë fuqishëm në plakjen dhe dëmtimin e lëkurës suaj? Kërkimet e shumta kanë treguar se lëvizjet e muskujve të fytyrës shkaktojnë lëshim të fi brave të lëkurës dhe këto zhubrosje kthehen në rrudha dhe vija. Për të ndaluar këtë proçes nuk mund të bëjmë asgjë– por mos harroni – nevojiten vetëm 14 muskuj për të buzëqeshur dhe 70 për tu vrenjtur…Një arsye më shumë për të buzëqeshur më shpesh!

6. GRAVITETI Nuk ka pasur vetëm lajme të mira kur molla ra mbi kokën e Njutonit. Tërheqja e gravitetit mbi trupin tonë ndihet me kalimin e moshës dhe veçanërisht nga mosha 50 vjeç kur elasticiteti i lëkurës bie ndjeshëm. Efektet janë rënia e lëkurës së qepallave, lëshimi i lëkurës së nofullave dhe hollimi i buzës së sipërme ndërsa buza e poshtme theksohet edhe më shumë.

7. POZICIONI I FJETJES Pozicioni në të cilin fl ini çdo natë, gdhendet në fytyrën tuaj me kalimin e kohës. Mesatarisht një person ¼ e jetës së tij e kalon duke fjetur; pra në moshën 60 vjeç ju keni fjetur afërsisht 20 vjet – duke ndikuar në formimin e “rrudhës së fjetjes”çdo natë. Femrat të cilat flenë në anë, kanë më shumë mundësi të shikojnë shfaqjen e vijave në mjekër dhe faqe, ndërsa meshkujt që priren të flejnë me fytyrën poshtë, mund të shikojnë rrudha në ball. Për të paraprirë problemin, fl ini “me shpinë” – është përgjithësisht mirë për shëndetin tuaj – dhe për më tepër lëkura juaj nuk ngjeshet pas jastëkut!

RUTINA E PËRKUJDESIT TË DUHUR PËR LËKURËN – PARANDALONI
Mënyra më e mirë për të parandaluar ose korrigjuar shenjat e plakjes është të ndiqni një rutinë përkujdesëse të përshtatshme.
Jeni duke menduar ku dhe kur të filloni?
Nëse prisni derisa lëkura juaj të tregojë se ka nevojë për vëmëndjen tuaj, po fi lloni shumë vonë – mos harroni se gjatë të njëzetave lëkura fillon të ndjejë efektet e para të plakjes.
Sa më herët të fi lloni, aq më mirë, edhe nëse bëhet fjalë vetëm për një hidratues me mbrojtje SPF nga dielli. Nga t’ia fi lloni?
Gjithashtu, ju mund të mendoni ‘a më nevojiten me të vërtet kremrat përkujdesës për lëkurën nëse lëkura ime është noramle dhe duket mirë?
Përgjigjia është Po. Edhe nëse jeni me fat dhe keni lëkurë normale, ju përsëri duhet të mbroni fytyrën tuaj nga dielli dhe ndotja, si dhe të parandaloni efektet negative të plakjes. Shkurtimisht, një program përkujdesës i lëkurës është hapi kryesor për të mbajtur lëkurën shkëlqyese dhe të shëndetshme për këdo duke fi lluar që nga mosha 20 vjeç dhe më shumë.
Gjithçka që ju duhet të bëni është zgjedhja e një trajtimi që përmbush më së miri nevojat tuaja dhe ndjekja e një programi të caktuar çdo ditë.
Trajtimi fillon me ekzaminimin e fytyres suaj dhe rekomandimi per llojin e trajtimit qe ju pershtatet me shume.

Kremrat e perdorura gjate séances jane 100 % natyrale me ekstrakte bimore, Estetistja e specializuar do tju rekomandoje
– Trajtim fytyre me produkte bimore me alga tonifikues pastrues dhe hidratues

 Gjithashtu mund të provoni efektet e mrekullueshme të:

Trajtimit me maskë ampul (relaksues, riparues me ampule aktive)

Trajtim fytyre & dekolte anti-rrudhë

Trajtim fytyre me modeling maske ( anti rrudhë e thellë)

Trajtim fytyre Decopeel (mikro dermoabrazion)

http://slimbodyline.al/sq/trajtime-fytyre/

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *